nimoje
Rreth nesh
Një person i besuar pranë, për njerëzit dhe gjërat që kanë rëndësi për ty.
Nimoje lind nga një gjë e thjeshtë: ndonjëherë njerëzit që do i ke larg, dhe një punë e vogël bëhet e madhe sepse ti nuk je aty.
Është një vend për të gjetur një person të verifikuar pranë familjes, shtëpisë apo një pune që duhet kryer. Fillon te prindërit dhe familja. Pastaj të njëjtit njerëz të ndihmojnë edhe me shtëpinë, pronën dhe ditën tënde.
Nuk jemi azil, bamirësi apo shërbim mjekësor. Jemi ndihmë lokale, e qartë dhe e dokumentuar. Për ata që kanë kohë të ndihmojnë, është edhe një mënyrë e ndershme për të fituar.